Pushteti rehaton njerëzit e vet

  • 20 January 2019 - 20:16
Pushteti rehaton njerëzit e vet

Njohësi i afërt i fushës së drejtësisë, Hasan Preteni, thotë për "Kosova Sot" se gjyqësori me të vërtetë është pushteti i tretë, pushteti i tretë edhe në ndarjen e përgjegjësisë për situatën çfarë e kemi.

"Ky pushtet është rehatuar vetë, por duke u zënë peng nga dy pushtetet e para. Kuvendi nuk punon, edhe kur vendos me thirr një seancë i cakton në rend dite më shumë se 60 pika të rendit të ditës, me qëllim i grumbullon për të hupur në efikasitet dhe për të mos ushtruar detyrën e dytë përkrah rëndësia. Nën një, Kuvendi duhet të nxjerrë ligje dhe se dyti të ushtrojë rrolin mbikëqyrës të mekanizmave të tjerë. Te nxjerrja e ligjeve procedurat janë të stërzgjatura. Nga Qeveria vijnë të papërgatitur mirë, pa konsultime profesionale dhe pa e analizuar mirë zbatueshmërinë e tyre, pa ekspertizë. Në Kuvend, nëpër komisione nuk trajtohen profesionalisht, por politikisht, pa i lexuar fare ata të pushtetit i miratojnë e opozita kundërshton. Nga leximi i parë deri te leximi i dytë kalojnë me muaj të tërë. Kështu e humbin kohën dhe me qëllim nuk merren me mbikëqyrje. Asnjëherë kryeprokurori nuk ka ardhur në Kuvend për të raportuar, asnjë titullari të institucioneve qendrore nuk u lejohet të vijnë në Kuvend dhe të raportojnë. Këtë e bëjnë me qëllim, sepse titullarët e këtyre institucioneve janë familjarë dhe klientelë e pushtetit dhe nuk do që të kuptojë publiku se sa të paaftë janë. Mosobligimi për të raportuar është arsyeja kryesore se nuk ka efikasitet", theksoi Preteni për "Kosova Sot".

Ai tha për "Kosova Sot" se do të duhej të dalë edhe auditori shtetëror dhe të tregojë se sa po zbatohen rekomandimet e tyre, që t'i përmendë institucionet që nuk i përfillin fare rekomandimet. "Pra, zbatueshmëria është nën 30%. E ku janë zyrat e tjera regullative e kontrolluese, pse ato nuk raportojnë. Të gjitha janë të kapura. Qeveria nuk i respekton as ligjet, të cilat i ka sponzorizuar vetë. Për çdo mbledhje të Qeverisë nxirren vendime antiligjore. Vendimet që kanë kosto, madje edhe ndihmesa për varrim, për të shkuar në pushime dhe rehabilitime, për pensione meritore, për paga të individëve, për rritje të pagave për klientelën. Të gjitha ato vendime kanë kosto dhe jepen nga rezervat shtetërore. Nuk ka vendime për probleme strukturore, nuk zgjidhen problemet në shëndetësi dhe arsim, por për këto kategori nxjerrin vendime parciale", potencoi Preteni.

(Kosova Sot)