Shkon në 27 numri i viktimave nga përplasja e dy autobusëve

  • 20 January 2019 - 20:42
Shkon në 27 numri i viktimave nga përplasja e dy autobusëve

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën si dhe 37 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy autobusëve në Bolivi.

Aksidenti i rëndë ndodhi të shtunën, ndërsa autoritetet boliviane kanë bërë të ditur se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për këtë arsye mund të rritet numri i personave të vdekur.

Sipas hetimeve paraprake shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe dyshohet se njëri nga autobusët mund të ketë qenë në kahun e gabuar të rrugës.

 

 

(Kosova Sot)