Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

  • 21 January 2019 - 07:54
Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Zbulohet pllaka me mbishkrimin Ministri e Mbrojtjes. (Ministria e Mbrojtjes, ora 8.00)

Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 13-vjetorin e vdekjes së tij. (Velani, Prishtinë, ora 9.00)

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman  Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e  Këshillit Qendror  Grevist do të qëndrojnë në  Mitrovicë për të bashkëbiseduar me grevistët në çerdhen ‘Gëzimi i ynë’. (Ora  9.10, vizita vazhdon në  SHFMU Migjeni ora 9.50). 

Implementohet projekti Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center / SMAHPC, financuar nga KE në kuadër të programit Erasmus +.  (Universiteti “Kadri Zeka” salla A34, Gjilan, ora 10.00-15.00) 

Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe vizitë te familja Rugova. (Ora 11.00)

Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë në ndërmarrjen Feronikeli në Drenas (Ora 11.00) 

 Kryetari i SBASHK-ut Rrahman  Jasharaj takim me grevistët në SHFMU 2 në Vushtrri. (Ora 11.10,  vizita te çerdhja “Foleja” ora 11.40)  

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala viziton komunën e Obiliqit për të bashkëbiseduar me grevistët në çerdhen “Rrita Jonë”. (Ora 9.10 - vizita vazhdon në SHFMU “Selman Riza” në Fushë Kosovë, ora 11.00) 

Banorët e lagjes Qendra protestojnë kundër zhurmave të larta nga kafenetë deri në orët e vona të mbrëmjes. (Para ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 10:30) 

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, pret në takim përfaqësuesin e Organizatës Gjermane  Humanity First Abdullah Uwe Hanse Peter Wagishauser. Ora 10:00- (Zyra e kryetarit Ramosaj Deçan, ora 10.00)

Ndahet donacion i kompjuterëve, printerëve projektor dhe elemente përcjellëse për kabinetin e SHFMU “Heronjtë e Dukagjinit”. (Gllogjan, ora 11.00)

Në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit  Skender Rexhepi-Hekuri nga Mrasori dhe Fitim Duraku-Fita nga Krusha e Madhe, bëhen homazhe dhe nderohen dëshmorët. (Varrezat e dëshmorëve dhe Kompleksi Memorial në Krushë e Madhe, ora 10.30 dhe Potoqan në ora 11.30) 

Shefja i Zyrës së BE-së/PPBE, Nataliya Apostolova lanson debatin ‘Bisedimet e BE-së mbi barazinë gjinore’. (Qendra informative kulturore e BE-së, Prishtinë, ora 10.30) 

Hapet ekspozita me fotografi nga shfaqja e modës "Bukuria brenda të gjithë neve".  (Qendra informative kulturore e BE-së, Prishtinë, ora 12.00)

LDK organizon akademi përkujtimore në 13-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Golden Imperial, Veternik, ora 12.00) Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi miraton raportin e punës së Komisionit për vitin 2018 dhe shqyrtimin e Planit të punës për 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13.00) 

Mbahet akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve  Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku. (Biblioteka Kombëtare Pjetër Bogdani Prishtinë, ora 17.00)

(Kosova Sot)