Shi dhe borë, këto janë temperaturat për sot

  • 21 January 2019 - 07:55
Shi dhe borë, këto janë temperaturat për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të ketë reshje shiu dhe bore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat në pjesën perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

Në shumë vende pritet të ketë mjegull në orët e para të ditës dhe gjatë natës, derisa në vise malore do të ketë ngrica.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-6m/s.

(Kosova Sot)