SBASHK-u nëpër komuna për ta qartësuar grevën

  • 21 January 2019 - 09:18
SBASHK-u nëpër komuna për ta qartësuar grevën

Oferta e mbrëmshme e kryeministrit Ramush Haradinaj për arsimtarët që janë në grevë tash e një javë si duket ka krijuar situatë të paqartë ndër mësimdhënës.

Përderisa SBASHK-u e refuzoi këtë ofertë duke e quajtur të pamjaftueshme, disa kryetarë të komunave kanë bërë të ditur se pas deklarimit të Haradinajt, nëpër shkollat e atyre komunave, mësimi do të rifillojë sot.

E para që e bëri këtë ishte komuna e Deçanit, e drejtuar nga AAK-ja.

Për ta qartësuar situatën me këtë ofertë të Haradinajt, drejtues të SBASHK-ut sot do të qëndrojnë në disa shkolla ku po mbahet grevë:

Në orën 09:10, Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror  Grevist do të qëndrojnë në Mitrovicë për të bashkëbiseduar me grevistët në Çerdhen Gëzimi i Ynë.

Në orën 09:10, Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojë komunën e Obiliqit për të bashkëbiseduar me grevistët në Çerdhen “Rrita Jonë”.

Në orën 09:50, Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror  Grevist do të qëndrojnë në Mitrovicë për të bashkëbiseduar me grevistët Shkollën Filloren të Mesme dhe të Ulët ‘Migjeni’.

Në orën 11:00, Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojë komunën e Fushë Kosovës për të bashkëbiseduar me grevistët në SHFMU “Selman Riza”.

Në orën 11:10, Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror  Grevist do të vizitojnë komunën e Vushtrrisë për t’u takuar me grevistët në Shkollen Fillore të Mesme dhe të Ulët.

Në orën 11:40, Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror  Grevist do të vizitojnë komunën e Vushtrrisë për t’u takuar me grevistët në Çerdhen “Foleja”.

(Kosova Sot)