Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan ‘trondit’ Thaçin, Halitin, Lushtakun e Çekun për Rugovën: Ju ftoj publikisht që...

  • 21 January 2019 - 14:44
Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan ‘trondit’ Thaçin, Halitin, Lushtakun e Çekun për Rugovën: Ju ftoj publikisht që...

Sot janë bërë 13 vite që nga vdekja e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. E, pasardhësi i tij në postin e presidentit, Fatmir Sejdiu tha se Agim Çeku e Nuredin Lushtaku janë përgjegjës pse Rugova nuk u varros nga garda e TMK-së.

E lidhur me këtë, ka reaguar ushtaraku shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha, i cili ka treguar në detaje se nga kush ishte dhënë urdhri që garda e TMK-së të mos e varroste Rugovën, përcjellë “Kosova Sot”.

Ky është postimi i plotë:

Pershendetje Z. Sejdiu. Ju jeni tue thane vetem gjysmen e te vertetes. E verteteta esht se Nuredin Lushtaku, si komandant i gardes urdhenin per mos perdorimin e gardes ai e muer prej Agim Qekut. Ideja nuk ishte e Agim Cekut por e do tjerve qe kishin urejtje nda Prezident Rugoves dhe LDK's. E KY GRUP UDHEHEQEJ NGA HASHIM THAQI, XHAVIT HALITI DHE DO ENVERISTA/STALINISTA QE MBRENDA NATES U SHENDRUEN NE HEROJ QLIRIMTAR TE KOSOVES. I drejtohem haptas Z. Hashim Thaqit dhe grupit te tij qe te dalin para medijave Kosovare qe ta mohojn ket postim ne qoftse kjo nuk esht i vertete. Poashtu ju drejtohem Gjeneral Agim Qekut qe ta bej te njejten gja. Populli i Kosoves duhet ta din te verteten se koha e stalinizmit Enverion ka kalue. Poashtu Hashim Thaqi dhe klika e tij duhet te dalin ne shesh me te verteten se gjithmon e kan konsiderue Ibrahim Rugoven si ni anmik te perhereshem. E FARKUN si anmik te vertete. Po pres qe Telegrafi dhe medijat tjera ne Kosove te komentojn reth keti postimi dhe ta pyesin Hashim Thaqin qe ta mohon apo pohon ket postim timin, dhe ti ndalin pretendimet e rejshme te gjoja e respektojn emnin e te ndjerit Prezident Rugova.

(Kosova Sot)