“Firma e Dakos po masakron Durrësin, dalin pamjet e mbeturinave të hedhura në plazh”

  • 22 January 2019 - 10:44
“Firma e Dakos po masakron Durrësin, dalin pamjet e mbeturinave të hedhura në plazh”

Firma e betonit në pronësi të familjes së kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, i hedh mbeturinat e krijuara në plazhin e qytetit, fare pranë portit.

Ky është denoncimi i bërë nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka postuar në rrjetin social dhe një video të sjellë nga “qytetari dixhital”. Berisha shkruan se është firma e “Gjush Betonit” ajo që po kryen krimet mjedisore në Durrës.

STATUSI I BERISHËS:

Firmat e Gjush Betonit kryen krim te shemtuar mjedisor ne plazh!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. Sb

Mirmengjes Doktor Sot ne mengjes eshte bere kjo foto Ngjit me portin Ne rere , ne plazh hidhen mbeturina nga firmat e Gjushit.

(Kosova Sot)