Kërkohet paraburgim dhe arrest për të personat që falsifikuan para

  • 22 January 2019 - 11:24
Kërkohet paraburgim dhe arrest për të personat që falsifikuan para

Kërkohet caktim i paraburgimit për dy të dyshuar, ndërsa e arrestit shtëpiak për dy të tjerë. Pasi të njëjtit dyshohet të kenë falsifikuar para

Prokuroria Themelore e Pejës njofton se ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurve, R.K. dhe E.K., ndërsa ndaj dy të pandehurve E.G. dhe M.V. kërkesë për caktimin e masës së 

arrestit shtëpiak. Kjo për shkak se secili veç e veç kishin për të kryer vepër penale “Falsifikimi i parasë”. 

“Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale, ndaj katër të pandehurve të lartcekur, për shkak se deri me datën 20 janar të vitit 2019, dy të pandehurit R.K., dhe E.K, kanë prodhuar dhe vënë në qarkullim para të falsifikuara ndërsa dy të pandehurit tjerë, E.G dhe M.V., edhe pse ishin në dijeni nuk e kanë raportuar veprën penale në polici”, bëhet e ditur në komunikatën e dërguar për media. Seanca dëgjimore për caktimin e këtyre masave sipas njoftimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

(Kosova Sot)