Gjendet një granatë dore e pashpërthyer në Vaganicë të Mitrovicës

  • 22 January 2019 - 11:40
Gjendet një granatë dore e pashpërthyer në Vaganicë të Mitrovicës

Një granatë dore e pashpërthyer është gjetur dje në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.

Një person ka njoftuar se derisa ishte duke ecur afër rrugës ka vërejtur një mjet të dyshimtë.

Sipas njoftimit, policia ka siguruar vendin e ngjarjes derisa at kanë dalë njësitet për deminim të FSK-së dhe KFOR-it amerikan, të cilët kanë tërhequr granatën e dorës në mënyrë të sigurt.

(Kosova Sot)