Kërkohet paraburgim për dy persona në Ferizaj

  • 22 January 2019 - 14:56
Kërkohet paraburgim për dy persona në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj kundër dy të pandehurve.

Me datë 21.01.2019, i pandehuri SH.O.,  është arrestuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar për shkak të veprës penale“ Falsifikim i  dokumentit” dhe ndaj tij nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se kundër të pandehurit E.H., ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit sepse ekziston dyshimi i arsyeshëm se tek i pandehuri E.H., janë gjetur sasi narkotike të llojit marihuanë, me peshë 17.54 gram, sasi kjo e ndarë në pesë vende, tri qese dhe dy cigare(gjointa) e të cilën sasi e ka pasur në posedim me qëllim që ta shes apo ta shpërndajë, me të cilën do të kryente veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” .

(Kosova Sot)