Ngrihet aktakuzë kundër shtatë të personave për shpërndarje dhe blerje të narkotikëve

  • 22 January 2019 - 14:59
Ngrihet aktakuzë kundër shtatë të personave për shpërndarje dhe blerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër, D.G, B.A, E.A, L.F për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273 i KPRK-së, dhe ndaj të pandehurve B.B. dhe M.K., për veprën penale “Posedimi paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 275, të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, të pandehurit D.G., B.A., E.A, dhe L.F., në periudha të ndryshme kohore, si bashkëkryes kanë blerë dhe shpërndarë lloje të ndryshme të narkotikë, me çka kanë kryer veprën penale "Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273 i KPRK-së.

Ndërsa dy të pandehurit tjerë, B.B dhe M.K., sipas aktakuzës, kanë blerë lloje të narkotikëve (marihuan dhe kokainë) me qëllim posedimi nga të pandehurit B.A., E.A, dhe L.F, me çka kanë kryer veprën penale “Posedimi paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 275, të KPRK-së.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila i vihet në barrë.

(Kosova Sot)