E zbulon deputeti i PSD-së: Politikanët e njohur fshihen pas kazinove

  • 22 January 2019 - 15:17
E zbulon deputeti i PSD-së: Politikanët e njohur fshihen pas kazinove

Deputeti i opozitës, Salih Salihu (PSD), për gazetën "Kosova Sot", thotë se keqja më e madhe është se edhe Qeveria "Haradinaj" deri më tash u deklarua se është pro lojërave të fatit dhe kazinove,andaj kjo sikur po na tregon se edhe ata janë si hisedarë dhe aksionarë të fshehtë në prapavijë të tyre.

"Prandaj, edhe kjo po duket qartë se Qeveria e tashme 'Haradinaj' nuk e ka këtë qëllim, ngase ata kanë vetëm një qëllim paranë dhe shkatërrimin e shtetit.Ndaj, si deputetë të opozitës që jemi edhe do të kërkojmë nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës pa dallim partie që mos të lejohet ky invazion i lojërave të fatit nga Shqipëria", potencoi ai.

Image
Salih Salihu

 

"E tërë e keqja është se prapa këtyre lojërave të fatit po qëndrojnë politikanët tanë më të lartë në të dyja shtete shqipfolëse që po i plaçkitin qytetarët e nëpërkëmbur dhe përmes pastrimit të parave. Sikurse edhe në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovës, nevojitet që Qeveria të intervenojnë, si për çdo gjë tjetër me interes publik duhet që të ushtrojë një forme kontrolli, në mënyrë që ato mos të përhapen kaq shumë, por të jetë më i shtrënguar në licenca, apo lokalizimi vetëm i disa zonave që lëshohet. Sepse, ky lloj fenomeni në Kosovë ka dalë jashtë kontrollit dhe shërben për pastrim parash, përveç faktit që aktivitete kaq të shpeshta krijojnë probleme me karakter social tek të gjitha moshat, por sidomos tek të rinjtë. Praktika ka treguar se shumë vende të botës e kanë marrë tatëpjetën, në momentin kur qytetarët vendosin të bëjnë ca para më shumë, në mënyrë të shpejtë, duke provuar fatin e pasurimit të shpejtë në lojëra e fatit", tha Salih Salihu për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)