Si i fiton 'Facebook'-u paratë?

  • 22 January 2019 - 16:06
Si i fiton 'Facebook'-u paratë?

"Facebook"-u ka bërë të ditura fitimet e çerekut të dytë të vitit, më 25 qershor të vitit 2018, duke raportuar fitime prej 13.2 miliardë dollarësh. Bashkë me kompaninë "Alphabet Inc.", "Facebook" ka dalë si gjysma e një dueti dominues në lojën e reklamimit digjital. Por, për dallim nga rivali i tij, që lejon reklamuesit që të lidhen me konsumatorët nëpërmes kërkimeve 'keyword', "Facebook" gjeneron të ardhura kryesisht nga të dhënat e targetuara të reklamimit dhe të përdoruesve. Të dhënat e përdoruesve? Në një seri skandalesh, që nga marsi i vitit 2018, "Facebook" ka komprometuar të dhënat e përdoruesve, privatësinë dhe sigurinë duke iu dhënë qasje kompanive multinacionale ndaj informatave personale të përdoruesve të tij. Në këto kompani përfshihen edhe Netflix (NFLX) dhe Spotify, të cilat kanë qasje ndaj mesazheve private; Yahoo (AABA), e cila ka qasje ndaj përmbajtjeve të publikuara nga miqtë e përdoruesit; Amazon (AMZN), i cili ka qasje ndaj emrave dhe informatave të miqve të përdoruesve; si dhe Microsoft (MSFT), ku motori i tij i kërkimit "Bing" ka qasje ndaj listës së miqve të përdoruesve të "Facebook"-ut. 

Si fiton "Facebook"-u paratë nga reklamat?

Reklamuesit mund të përdorin të dhënat personale rreth përdoruesve nga produktet e "Facebook"-ut për reklama. Nga ana e saj, kompania me seli në Menlo Park, Kaliforni, thotë se i bën të dhënat anonime dhe ua shërben ato reklamuesve në 'buqeta demografike'. Më pas reklamuesit përzgjedhin të dhënat në bazë të nevojave dhe preferencave të tyre, nga grupet e ndryshme fetare, seksuale, apo përkatësia politike. Për shembull, produkti i "Facebook"- ut,"Dynamic Ads" ua mundëson reklamuesve që ta ngarkojnë tërë katalogun e produkteve dhe të gjejnë konsumatorët me të ardhura të nivelit të caktuar. Këto produkte e kanë stabilizuar pozitën e "Facebook"-ut në fushën e reklamave digjitale.

Si fiton para "Facebook"-u nga përmbajtja video?

Kjo kompani është duke u përgatitur për të ardhmen, duke zgjeruar gamën e fitimeve të veta. Ajo është përqendruar te videot dhe transmetimet "live" nga platforma e vet "Facebook Live". Sipas kompanisë, sasia ditore e shikimit të transmetimeve në "Facebook Live" është rritur për më shumë se 4 herë gjatë vitit të kaluar. Gjiganti i medieve sociale po ashtu ka nënshkruar marrëveshje me krijuesit e përmbajtjeve, me qëllim të promovimit të mëtejmë të videove. Një fushë tjetër, e re, për "Facebook"- un është edhe shërbimi i tij "Messenger", i cili së fundmi ka filluar që të shfaqë reklama. Sipas shefit ekzekutiv të "Facebook"-ut, Mark Zuckerberg, tipari i 'chat'-it direkt, i cili ua mundëson konsumatorëve që të bëjnë 'chat' direkt me bizneset e reklamimit.

 

Si bën "Facebook"-u para nga të dhënat e përdoruesve?

Është vështirë të dihet me saktësi se para fiton "Facebook"-u nga të dhënat e përdoruesve të vet, meqë reklama e targetuar, sipas definicionit shfaqë reklamat relevante duke u bazuar te të dhënat e tij. Por, në marsin e vitit 2018, skandali, tani famëkeq, "Cambridge Analytica", tregoi se "Facebook" kishte fituar më shumë para nga të dhënat e përdoruesve, në një mënyrë shumë më direkte, sesa që ishte marrë mend. Të ardhurat nga dy tregjet më të mëdha të "Facebook"-ut - Amerikën veriore dhe Evropë - pritet që të ndikohen si rezultat i rënies nga skandali "Cambridge Analytica". Pritet që ky skandal të ketë efekte negative në të ardhurat e "Facebook"-ut, qoftë nga tërheqja e reklamuesve nga "Facebook", qoftë për shkak të rregullave të reja për rrjetet sociale në Evropë. Megjithatë, as "Facebook" nuk rri duarkryq. Ai është duke u përgatitur me të gjitha forcat që të mbijetojë sa më gjatë. 

 

(Kosova Sot)