Kancerin ia zbulon floktarja heroinë

  • 22 January 2019 - 16:13
Kancerin ia zbulon floktarja heroinë

Adam Shatford, 54 vjeç, instruktor i vozitjes nga Northampton, kishte shkuar për t'i prerë flokët më 3 tetor të vitit të kaluar. Floktarja Erinna Lindfield, 42 vjeçe, ishte duke ia krehur atij flokët, kur vërejti praninë e një duqi afër veshit të majtë të tij. Ajo e këshilloi klientin që të shkonte te mjeku, gjë që ai edhe e bëri, dy-tri orë më pas. 

Mjekët gjetën edhe duqe të tjerë kancerozë në fytyrën e tij

Disa ditë më vonë, kur i erdhën rezultatet e analizave, doli që duqi të ishte kancer, melanomë e shkallës së tretë, me ç'rast mjekët gjetën edhe duqe tjerë kancerozë në fytyrën e tij. Javën që shkoi ai u shpall i shëruar, pasi që kishte bërë operacione edhe për heqjen e nyjave limfatike, me ç'rast vendosi që të shkonte te floktarja, për ta falënderuar që ia kishte shpëtuar jetën. Shatford thotë: 'Erinna kurrë nuk m'i kishte prerë flokët më parë. Por, atë ditë nuk ishte floktarja ime, prandaj ajo filloi të m'i krihte flokët, ku menjëherë më tha që ta kontrolloja te mjeku duqin afër veshit. Sikur Erinna të mos më kishte thënë këtë gjë, unë kurrë nuk kisha shkuar te mjeku"

Kanceri i paraqitur nga rrezet e diellit

Përndryshe, Shatford ishte një njeri i shëndetshëm që merrej me vrapim dhe nuk manifestonte asnjë simptomë të sëmundjes. Mjekët i kishin thënë se ky kancer me gjasë i ishte paraqitur nga rrezet e diellit, meqë, për shkak të profesionit, ai qëndron kohë të gjatën në makinë, i ekspozuar ndaj rrezeve të diellit. Sipas statistikave britanike, vitin e kaluar nga melanoma kanë vdekur 2,285 njerëz. Ndërsa në SHBA këtë vit, nga kjo sëmundje, pritet që të vdesin më shumë se 9,000 persona. 

 

(Kosova Sot)