Nxirren jashtë të gjithë minatorët e ngujuar në Trepçë

  • 22 January 2019 - 16:31
Nxirren jashtë të gjithë minatorët e ngujuar në Trepçë

Kanë arritur të nxirren pa ndonjë problem të mundshëm edhe 60 punëtorët e ngujuar në minierën e Trepçës pas defektit të shfaqur me trafon kryesore të rrymës.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, drejtori i Trepçës, Xhevdet Tahiri, i cili tha se gjendja shëndetësore e të gjithë minatorëve të cilët ishin ballafaquar gjatë kësaj dite me këtë problem, është e mirë dhe stabile.

105 punëtorë të Trepçës mbetën sot të ngujuar për disa orë brenda minierës për shkak të prishjes së trafos kryesore të rrymës.

Tahiri në një prononcim të tij bëri të ditur se në bashkëpunim me KEK-un arritën që të sigurojnë një linjë alternative të energjisë për të mundësuar nxjerrjen e punëtorëve të ngujuar brenda minierës.

(Kosova Sot)