Tronditet State Departamenti jep dorëheqje zyrtari përgjegjës për Kosovën

  • 22 January 2019 - 18:18
Tronditet State Departamenti jep dorëheqje zyrtari përgjegjës për Kosovën

Burime të Ëashington Postit kanë treguar se letrën e dorëheqjes e ka dorëzuar Ëess Mitchell top diplomat përgjegjës për punët europiane. Atë Mitchel ia ka dorëzuar Sekretarit për Punë të Jashtme Mike Pompeos duke thënë se dorëhiqet për arsye personale dhe profesionale. Ky diplomat amerikan ishte i implikuar në të ashtuajtuarën marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gazeta prestigjioze amerikane Ëashington Post  raporton se Ëess Mitchell diplomati kryesor për punë europiane në State Department ka  dhënë dorëhehqje nga detyra e tij duke i shkaktuar një tronditje të madhe administratës së Presidentit Trump. Në letrën e dorëheqjes të cilën ia ka dorëzuar Sekretarit  Pompeo Mitchell ka thënë  se arsyet janë personale dhe profesionale. Ai më tutje në letër tregon që duhet të vazhdojë aleanca transatlantike, por që ai po largohet nga detyra për t’iu përkushtuar familes së tij.

Sipas Mitchell kjo dorëhehqje nuk është protestë ndaj administratës edhe pse gazeta Ëashington Post e konsideron të tillë marrë parasysh lëvizjet e fundit të mëdha në administratën e Presidentit Trump.

Mitchell e ka marrë detyrën  e Asistentit të Sekretarit  për Europë dhe Eurazi në shkurt të vitit 2017. Nga ardhja në krye të kësaj detyre, Mitchel ishte angazhuar për t’i zgjidhur problemet në mes të Kosoëvs dhe Serbisë, duke bërë edhe vizita në Prishtinë e Beograd

Ai konsiderohej nga analistët në Amerikë si kundërshtar I fuqishëm i rritjes së influencës ruse dhe kineze. Mitchell kishte bërë thirrje te Trump që të shtohet bashkëpunimi i shteteve të NATO’s që të parandalohet rritja e influencës ruse.  Mbetet e paqartë se kush do të vijë në vend të tij dhe se si do të rrjedhin bisedat mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

(Kosova Sot)