Cili skenar fshihet prapa grevave?

  • 22 January 2019 - 21:01
Cili skenar fshihet prapa grevave?

Kryeministri shprehet i bindur se dikush po dirigjon me grevistët

Ka një muaj që kirurgët kanë lënë bosh karriget e tyre, e kanë hyrë në grevë.

E një veprim të tillë e kanë bërë edhe mësimdhënësit.

Përveç tyre dita-ditës po paralajmërohen edhe greva nga sindikata tjera.

Por, këto veprime nuk po shihen si të paqëllimshme, por përkundrazi pas tyre thuhet se po fshihet një skenar.

Të paktën kështu thotë deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Sipas saj prapa grevistëve qëndrojnë motivet politike.

Se politika ka gisht në këto greva e thotë edhe vetë kryeministri, Ramush Haradinaj.

Ai shprehet i bindur se dikush po dirigjon me grevistët.

Por, gjithë këto situata analisti Naim Rashiti, nuk po i sheh si të rrezikshme për të rrëzuar qeverinë e Ramush Haradinaj.

Grevistët po kërkojnë koeficient më të larta në projektligjin për pagat, që është në hartim e sipër.

Sipas tyre, deri sa të përmbushet ky kriter ata nuk do heqin dorë nga greva.

E qeveria nuk po jep sinjale të rritjes së këtij koeficienti.

 

(Kosova Sot)