Rastet më të tmerrshme kur korporatat helmuan njerëzit masovikisht

  • 27 January 2019 - 15:49
Rastet më të tmerrshme kur korporatat helmuan njerëzit masovikisht

"Chisso Corporation" kishte helmuar shumë njerëz përgjatë shumë dekadave Në disa raste ndodh që institucionet, te të cilat kemi besimin më të madh, kthehen kundër nesh haptazi, apo fshehurazi.

10. Korporata kimike e Miçiganit

Gabimi ishte sa i thjesht, po aq edhe tragjik, me pasoja aktive edhe sot e kësaj dite, më shumë se 40 vjet më pas. Ishte viti 1973 dhe Korporata kimike e Miçiganit pa dashje dërgoi produktin e vet në vend të gabueshëm dhe pasojat ishin katastrofike. Kompania prodhonte dy produkte krejt të ndryshme, ku njëri quhej 'Nutrimaster', derisa tjetrit i thoshin 'Firemaster'. 'Nutrimaster' ishte emri tregtar i oksidit të magnezit, i cili kur vendosej në ushqim dhe ujin e kafshëve, rriste prodhimin e qumështit. Në anën tjetër, 'Firemaster' ishte një substancë tepër helmuese, e quajtur bifenili i polibrominuar (PBB). Dy produktet kishin pamje të ngjashme. Një ditë, në vend se me "Nutrimaster", një kamion u mbush me "Firemaster", duke e dërguar këtë substancë helmuese në fermat e tërë Miçiganit. Edhe pse kjo substancë u mor në doza të vogla, vlerësohet se 70 deri 90% të popullsisë së Miçiganit u helmuan me këtë substancë. Kjo shkaktoi probleme gjenitale dhe urinare te djemtë, te vajzat shkaktoi probleme me menstruacione dhe te të rriturit u rrit shkalla e aborteve spontane.

9 "Disneyland"

Kur Richard Ramirez tha: "Shihemi në Disneyland", kushedi se çka pati ndërmend, por helmimi i dytë në këtë listë erdhi nga një pishinë. Në një ditë të gushtit të vitit 2018, mysafirët e hotelit "New York" në "Disneyland" të Parisit filluan që të kenë nauze (mundim për të vjellë), derisa personeli nuk dinte shkaktarin. U prekën si turistët, po ashtu edhe stafi. Rreth 22 njerëz u shpallën se ishin helmuar me gaz klori. Gabimi ishte bërë gjatë pastrimit të pishinës, me ç'rast ishte përzier zbardhuesi dhe acidi sulfurik, me ç'rast ishte liruar klori. Fatmirësisht askush nuk vdiq.

8"Camelford"

Në atë që u bë i njohur si incidenti "Camelford" i helmimit të ujit, një gabim i ngjashëm me atë në Miçigan, u bë në Kornuollin verior në Angli, në vitin 1988. Sulfati i aluminit ndonjëherë i shtohet ujit, për ta bërë më të lehtë pastrimin, gjë që edhe shkaktoi helmimin këtu. Një punëtor, pa qëllim, hodhi 20 tonelata të kësaj substance në ujësjellës, nga i cili furnizoheshin rreth 7,000 shtëpi. Njerëzit shpejt filluan të kishin probleme, si skuqje të lëkurës, bile edhe flokët iu bënë të kaltra disave prej tyre. Falë Zotit, as në këtë rast nuk pati të vdekur.

7 Korporata e prodhimit të letrës

Azbesti përdoret që nga kohët antike, ku gjatë shekullit XX ai filloi që të përdorej si material izolues. Por, më pas u pa se ai shkakton kancer. Rasti i parë i cili u hodh në gjyq në SHBA ishte ai i vitit 1973, kundër një kompanie të quajtur Korporata e prodhimit të letrës, e cila kishte filluar një përdorim të gjerë të azbestit, pa hulumtuar dëmet që mund të shkaktonte ai. Me mijëra njerëz u prekën. 

6"DuPont"

Edhe sipas pranimit të vet "DuPont", substanca kimike e njohur si PFOA ka ndikuar në jetët e mbi 3 milionë njerëzve, përgjatë një periudhe prej 60 vjetësh,pasi që ajo substancë ishte vendosur në shumë produkte. Efektet negative të saj u vërejtën viteve 1970, por ajo nuk u largua tërësisht nga përdorimi deri në vitin 2015, për shkak të padive të shumta. PFOA nënkupton acidin perfluorooktanoik. Në vitin 2001,"DuPont" kishte pësuar një aksident me ç'rast PFOA kishte depërtuar në ujësjellësin lokal. Për dallim nga substancat e tjera të dëmshme, PFOA qëndron në organizëm për një kohë të gjatë. Ai mendohet se shkakton kancer të testiseve, sëmundje të gjëndrave tiroide, rritje të kolesterolit dhe shtypjes së gjakut, etj.

5. Fatkeqësia "Bhopal"

Kemi të bëjmë me fatkeqësinë më të madhe industriale në histori. Natën e 2 dhjetorit të vitit 1984, një pesticid gaz doli nga një fabrikë në Bhopal të Indisë. Ky gaz tepër helmues u përhap në vendet përreth, duke shkaktuar me mijëra të vdekur. Me mijëra të tjerë filluan që të iknin, të kapluar nga paniku. Mendohet se, si pasojë e këtij helmimi, vdiqën nga 3,800 deri 16,000 njerëz.

4 Korporata amerikane e radiumit

Kjo kompani ishte përgjegjëse për lyerjen e pjesëve shkëlqyese të orëve gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas. Kjo bëhej në një fabrikë në Orenxh, Nju Xhersi, midis viteve 1917 - 1926. Ngjyra që ata përdornin ishte radiumi dhe, meqë burrat kishin shkuar në luftë, në fabrikë punonin vetëm femrat. Nuk kaloi shumë kohë dhe shumë femra filluan që të ndiheshin keq dhe, të vdisnin papritmas. Atyre iu ishte thënë se radiumi ishte i padëmshëm. Pasuan paditjet gjyqësore.

3Agjenti "Orange"

Në vitin 2018, Vietnami filloi të bënte kërkesa për reparacione për dëmet që ishin bërë rreth gjysmë shekulli më parë. Një roje e shkollës kishte paditur kompaninë 'Monsanto', pasi që ishte prekur nga kanceri vdekjeprurës, si pasojë e përdorimit të produktit "Roundup", duke shkaktuar kështu një precedent legal.Agjenti "Orange" është herbicid që përdorej në Vietnam, për të shkatërruar çdo bimë të gjallë, në mënyrë që kundërshtarët të mos kishin ku të fshiheshin, apo me çka të ushqeheshin. Kjo është një substancë shumë helmuese, që preku edhe popullsinë e gjerë.

2. Sëmundja "Minamata"

Sëmundja "Minamata" u has për herë të parë në Japoni, në vitin 1956. Një kompani e quajtur "Chisso Corporation" kishte helmuar shumë njerëz përgjatë shumë dekadave. Midis viteve 1938 dhe 1968, nga kjo kompani dilte uji i helmuar me merkur, duke helmuar gjirin Minamata në prefekturën Kumamoto Prefecture. Një mjek i thjeshtë kishte vërejtur efektin e kësaj substance në sistemin nervor të pacientëve, duke përshkruar ngërçet te ta. Edhe në këtë rast pasuan paditë gjyqësore.

1Uraniumi i varfëruar

Edhe pse zyrtarët ushtarakë thonë se uraniumi i varfëruar nuk është i dëmshëm, të dhënat e tjera e lidhin përdorimin e kësaj substance luftarake me paraqitjen e limfomës, defekteve në lindje, sëmundjen e veshkave, kancerin e eshtrave, problemet neurologjike, me llojet e tjera të kancerit, etj. Por, kjo nuk e pengoi SHBA-në që ta përdorte këtë substancë gjatë Stuhisë së Shkretëtirës në Irak, gjë që paraqet herën e fundit që u përdor ai. Uraniumi i varfëruar shkaktoi kancer edhe te ushtarët amerikanë. 

 

(Kosova Sot)