Gjendet vetura me të cilën ikën grabitësit e bankës, këto janë pamjet e para

  • 05 shkurt 2019 - 17:26
Gjendet vetura me të cilën ikën grabitësit e bankës, këto janë pamjet e para

Policia e Kosovës ka arritur të gjejë veturën me të cilën dyshohet se janë larguar katër grabitësit e bankës “TEB” në dalje të Prishtinës.

Vetura e tipit "Ford" është gjetur jashtë rrugës kryesore në fshatin Uglare të Gracanicës. 

Plaçkitja e filialit të bankës në fjalë, në Çagllavicë, ka ndodhur rreth orës 15:00. 

Deri më tani, Policia ka konfirmuar se katër persona kanë kryer këtë plaçkitje, që si pasojë pati vjedhjen e thasëve më para që sigurimi i bankës po fuste në objektin ku ndodhi rasti.

Policia menjëherë ka njoftuar se ka identifikuar veturën me të cilën katër të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes pasi kryen plaçkitjen. Veturë e cila u gjet më shumë se dy orë pas rastit. 

Media ka siguruar pamje të veturës në fjalë, e tipit "Ford" me tabela 01. 

Media ka raportuar se tre prej katër plaçkitësve ishin të armatosur me armë të gjata. Ata kanë arritur të plaçkitin thasët me para që po futeshin në objekt nga sigurimi i bankës, përkundër se paratë në bankë silleshin me kombi nga pjesëtarët e sigurimit të bankës. 

Plaçkitja ka ndodhur rreth orës 15:00. Plaçkitësit kanë arritur të largohen menjëherë nga vendi i ngjarjes. Filiali i bankës e cila është plaçkitur është e “Teb Banka”.

(Kosova Sot)