Mitsotakis me porosi për Shkupin dhe kritika për Tsiprasin dhe deputetët të cilët e mbështetën Marrëveshjen e Prespës

  • 11 shkurt 2019 - 12:39
Mitsotakis me porosi për Shkupin dhe kritika për Tsiprasin dhe deputetët të cilët e mbështetën Marrëveshjen e Prespës

Shkupi duhet ta dijë se do të përballet me Greqinë nëse vazhdojnë me sjelljen e cila i minon interesat kombëtare, porositi lideri i Demokracisë së Re opozitare Kyriakos Mitsotakis gjatë fjalimit të tij nga qyteti grek Kozhani, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Mitsotakis, qytetarëve u sqaroi çfarë mund të bëjë Demokracia e Re dhe çfarë ai personalisht do të bëjë pasi që tashmë ekziston marrëveshje e ratifikuar ndërkombëtare: do ta shfrytëzojë të drejtën e vetos në rrugën e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian, do të luftojë t’i mbrojë prodhimet e Greqisë dhe Maqedonisë dhe do të propozojë plan zhvillimor të fuqishëm për Greqinë e Veriut.

Lidhur me prodhimet tregtare, ai tha se sot, “qindra biznese që në emrin e tyre e kanë mbiemrin ‘maqedonas’, në thelb janë të pambrojtura”.

Lideri i Demokracisë së Re dërgoi edhe kritika të ashpra deri te kryeministri grek.

“Tsiprasi që nga momenti i parë, kjo ishte e qartë, se dëshironte ta zgjidhë këtë çështje. Me të vërtetë nuk e di çfarë  kambiale ka marrë se do të paguajë dhe nuk e di si vetë beson se mund të ketë dobi nga një nismë e tillë”, tha Mitsotakis.

Ai e përsëriti qëndrimin e tij se Tsiprasi është larguar  nga politika kombëtare nga dekadat e fundit për çështjen konkrete dhe është pajtuar për punë për të cilat ish-kryeministrat kanë thënë “jo”.

Mitsotakis dërgoi kritika edhe deri te deputetët të cilët votuan për marrëveshjen. Tha se votën e tyre e kanë shkëmbyer, me siguri, për ndonjë vend  ministror apo ndonjë shpërblim tjetër.

Mitsotakis në fjalimin e tij u përkujtua, siç tha, në majin apo qershorin e kaluar, kur derisa ka qenë në zyrën e tij i kanë thënë se kryeministri dëshiron të bisedojë me të në telefon, Tsiprasi e ka pyetur për mendimin e tij për Ilindenin. Lideri i Demokracisë së re tha se tashmë ekzistonte marrëveshje për Maqedoninë e Ilindenit.

Në fjalimin e Kirjakos Mitsotakis edhe nga Kozhani dhe nga Janina, siç dje publikoi MIA, theks ishte vendosur pikërisht në Marrëveshjen e Prespës që me siguri u gjet edhe në fillim të fjalimeve të tij.

(Kosova Sot)