Haradinaj i mëshon tavolinës: Mbajeni mend këtë, ja kur do të hiqet taksa - Lajme - Kosova Sot
Haradinaj i mëshon tavolinës: Mbajeni mend këtë, ja kur do të hiqet taksa

Haradinaj i mëshon tavolinës: Mbajeni mend këtë, ja kur do të hiqet taksa

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka vizituar familjet e dëshmorëve në Deçan.

Gjatë vizitës, Haradinaj ka marrë fjalën ku ka folur për taksën dhe presionin që qeveria ka nga SHBA-të.

“Serbia në Kosovë nuk ka pasur asgjë, do të thotë nëse kanë dashur të vijnë në Kosovë, kanë pritur në kufi si në çdo shtet tjetër. E vetmja gjë që Serbinë e ka lidhur me Kosovën ka qenë tregtia, pra Serbia ka përfituar nga ne. Tash, Serbia fiton disa milionë më pak në ditë nga importi në Kosovë, shkaku i taksës”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka folur edhe rreth kërkesave të SHBA-së për pezullimin e taksës ku duke goditur tavolinën, me ngulm ka thënë se taksa do të qëndrojë në fuqi deri në njohje nga Serbia.

“Amerika mund të na bërtasë, mundet të na kritikojë dhe e ka me të drejtë, pasi e kemi familje. Por, shteti fqinj na e ka ‘plasur barkun’ dhe asnjëherë nuk ka kërkuar falje për asgjë, ndërsa tani na vendosin kushte për dialog. Andaj, taksa do të qëndrojë në fuqi deri në njohje nga Serbia, mbani mend këto fjalë”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri në fund të fjalës së tij, ka theksuar se kushdo që i prek interesat e vendit të tij, i ka rrugët e ndara me të. 

(Kosova Sot)

22 orë e 2 minuta më parë
22/02/19