Shkodra: Rasti i Drenasit nuk është i vetmi keqpërdorim në jetën publike

  • 11 February 2019 - 18:10
Shkodra: Rasti i Drenasit nuk është i vetmi keqpërdorim në jetën publike

Analisti Shefik Shkodra, për gazetën" Kosova Sot", thotë se rasti i Drenasit nuk është i vetmi kur është fjala për keqpërdorime në jetën publike.

"Anembanë Kosovës mund të ketë afera të tilla. Për mësimdhënësit, nëpunësit administrativë, policinë, etj., duhet përmbajtje, nuk mund të shfrytëzojnë askush brishtësinë e një femre të re kudo. Por, nëse personi e shfrytëzon rastin, aq më keq me kushtëzime, ligji duhet të jetë shumë rigoroz dhe i ashpër. Ndryshe, ky vend dhe cilido, do të mbetej një oazë e krimit të organizuar, e një shoqërie që abuzohet në të gjitha aspektet nga grupe njerëzish të pamoralshëm vetë. E themi të organizuar, ngase lajmërimi i rasteve do ta rrezikonte çdonjërin që merr guxim për të lajmëruar e për të gjykuar drejt rastin”.

Image
Shefik Shkodra

 

“Është një si zinxhir në mënyrë të sinkronizuar nga oligarkët dhe nëntoka. Këta njerëz sikur janë të punësuar në një vend të huaj të rezervuara në shkretëtirë, meqë ligji nuk funksionon. Në këtë mënyrë askush nuk do të jetë i kursyer nga këto akte anticivilizuese. Pra, vetëm ligji duhet të jetë mbi të gjithë. Ndryshe, Vetting-u do të ishte shumë i mirë për pastrimin dhe thyerjen e këtij zinxhiri. Vetting-u është i nevojshëm më parë për figurat nëpër institucione, pastaj në polici, gjyqe, në shkolla", është shprehur për gazetën "Kosova Sot", analisti Shefik Shkodra.

(Kosova Sot)