Zëvendësshefja e BE-së për negociata: Nuk ka gjasa për referendum të dytë në Britani

  • 11 February 2019 - 18:14
Zëvendësshefja e BE-së për negociata: Nuk ka gjasa për referendum të dytë në Britani

Zëvendësshefja e negociatave nga radhët e përfaqësuesve të BE-së në këtë proces, Sabine Weyand, ka thënë se mundësia për referendum të dytë në Britani të Madhe për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian nuk ekziston.

Sabine Weyand, e cila është njëra nga figurat kryesore të arritjes së marrëveshjes mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, ka thënë para një grupi njerëzish në Berlin se tërheqja e organizuar e Britanisë nga BE-ja do të ishte mundësia më e mirë për të cilën mund të shpresojë ky shtet.

“Nuk po shoh se ka shumicë në Dhomët e Ulët e cila do të votonte për mbajtjen e referendumit të dytë”, tha Weyand pas këtij organizimi. Ajo ka thënë se matematika e votave e pamundëson një gjë të tillë.

Komentet e saj vijnë disa ditë pasi presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, kishte deklaruar se nuk ka forcë politike dhe udhëheqësi efektive për referendum të ri dhe se dy partitë kryesore opozitare janë të përkushtuara që ta respektojnë rezultatin e referendumit të vitit 2016, shkruan “Independent”.

 

 

(Kosova Sot)