Xhaferi drejt Tiranës, Shqipëria ratifikon protokollin për Maqedoninë në NATO

  • 13 February 2019 - 11:42
Xhaferi drejt Tiranës, Shqipëria ratifikon protokollin për Maqedoninë në NATO

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi sot do të udhëtojë drejt Shqipërisë për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku në agjendën kryesore është edhe pjesëmarrja e tij në në seancën e Kuvendit të Shqipërisë ku do të ratifikohet protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Sipas informacioneve nga Tirana, Kuvendi i Shqipërisë nesër në seancë të rregullt do të ratifikojë protokollin, duke njohur njëherazi edhe emrin e ri të shtetit fqinj si Republika e Maqedonisë së Veriut.

(Kosova Sot)