E zbulon Ibrahim Kelmendi: Ky është urdhërdhënësi i komunikatës 59, ja pse Thaçi i kërkoi falje Gecit

  • 15 February 2019 - 16:17
E zbulon Ibrahim Kelmendi: Ky është urdhërdhënësi i komunikatës 59, ja pse Thaçi i kërkoi falje Gecit

Ibrahim Kelmendi, ish njëri nga udhëheqësit e LPK-së, për “Kosova Sot”, ka folur lidhur me kërkimfaljen e Presidentit, Hashim Thaçi ndaj Gani Gecit lidhur me komunikatën numër 59.

Ai thotë së krejt kjo është për arsye që Geci të mos dëshmojë në Gjykatë Speciale kundër Thaçit.

“Kërkim-falja e Hashim Thaçit ndaj Gani Gecit është një masë preventive që Gani Geci të mos dëshmon kundër Hashimit në procesin gjyqësor që mund t’i bënë “gjykata speciale”, nëse atë proces e kërkojnë institucionet e Serbisë”, është shprehur Kelmendi, për “Kosova Sot”.

Ai thotë se nuk e di kush mund të ketë qenë urdhërdhënësi i komunikatën numër 59.

 “Kush duhet të ketë qenë daktilografisti i komunikatës 59 nuk e di, por ideator dhe urdhërdhënës duhet të ketë qenë vet Hashimi (ai nuk dinte t’i shkruante vet), meqë në tetor 1998, ai tashmë ishte bërë kapo i “shtabit të Rognerit” (me pjesëtarë Xhavit Halitin, Azem Sylën, Kadri Veselin...) Ndërsa shpifja e Hashimit, se komunikatën e kanë shkruar “bahnhofat” në Zvicër, është bërë për dy qëllime kryesore: i pari, për ta kompromentuar Luftën Çlirimtare të UÇK-së, e cila sfidoi edhe sabotazhet e komplotet e “shtabit të Rognerit”, dhe i dyti, për të humb gjurmët e fajit të tij. Për keqardhja, në cilën gjendje prej plëngprishësi është katandis kjo Plazmë serbe!”, ka përfunduar Kelmendi për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)