Alarm për Kosovën, ky është skenari për Mitrovicën: Veriu në Bruksel është...

  • 15 February 2019 - 18:28
Alarm për Kosovën, ky është skenari për Mitrovicën: Veriu në Bruksel është...

NATO ka bërë të ditur se në bazë të një dokumenti të nënshkruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ushtria e Kosovës nuk ka të drejtë të hyjë në Veri të Kosovës pa leje të KFOR-it. Kjo është edhe një dëshmi që Kosova nuk ka kontroll në pjesën veriore të Kosovës. Po ashtu, deri më tani asnjëri nga liderët e shtetit, Presidenti, Kryeministri dhe Kryeparlamentari nuk kanë marr guximin që ta vizatojnë pjesën veriore.

E lidhur me këtë, gazeta “Kosova Sot”, ka biseduar më analistin politik, Faton Mehmeti.

Ai thotë se ndarja e Kosovës është projekt i kamotshëm serbo-ruso-francez.

“Për këtë shkak edhe u zgjodh një njeri, spiun i francezeve, siç është Hashim Thaçi për të realizuar këtë skenar. Me ndihmën e francezeve Thaçi erdhi ne shprehje ne krye te delegacionit ne Rambuje, për të ardhur pastaj edhe në politikën e Kosovës, si kryeministër dhe si president. Pikërisht tani që Thaçi është president po zbulohen prapaskena që me leje të Hashimit ushtria e Kosovës nuk guxon të shkojë në Veri”, ka thënë Mehmeti për “Kosova Sot”.

Image
Faton Mehmeti

 

Sipas Mehmeti, kjo i bie se Veriu vetëm se është falur nga presidenti aktual në Bruksel.

“Ky është paralajmërimi i fortë se Thaçi vetëm ka nënshkruar në Bruksel faljen e Veriut. Për të bërë edhe me skandaloze këtë veprim, e gjithë kjo po bëhet nga fakti se Thaçi të fitojë imunitet nga Gjykata Speciale, kur dihet se dosjet bëhen nga prokurorët serb. Gjithsesi,taksa është vën për tu mbrojtur Veriu dhe Kosova nga ndarja, e cila nëse nuk reagohet shpejt edhe zyrtarisht do aneksohet nga Serbia, apo edhe do shpallet falja e saj. Hashimi për këtë gjë po mundohet të krijojë aleat në Kosovë, që fatkeqësisht spo arrin me gjetë. Kosova është në rrezik, me Veriun që po duket se ka "fluturuar" nga Kosova”, ka përfunduar për “Kosova Sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

(Kosova Sot)