“Goditje” për Thaçin në ditën e Pavarësisë: Ka lëshuar komunikata për likuidim të shqiptarëve, kërcënuesi i Rugovës…

  • 17 February 2019 - 16:50
“Goditje” për Thaçin në ditën e Pavarësisë: Ka lëshuar komunikata për likuidim të shqiptarëve, kërcënuesi i Rugovës…

Analisti politik, Haki Abazi, përmes një postimi në facebok ia ka numëruar Presidentit, Hashim Thaçi të bëmat e tij gjatë viteve.

Abazi ka shkruar se Thaçi ka lëshuar komunikata për likuidim të shqiptarëve dhe ka qenë kërcënuesi më i madh I Rugovës.

““Njeriut që pas 20 vite ju kujtuan masakrat, të humburit e të dhunuarat. Në ditën e pavarësisë kërkon përkrahje për kompromisin e radhës dhe manipulon me emrin e Jasharëve”, shkruan Abazi, përcjellë “Kosova Sot”.

Postimi i plotë:

Ne diten e pavaresise kerkese per unitet per te tradhetuar vendin- Komunikata 59

Njeriu qe ka prishur unitetin, ka leshuar komunikata per likuidim te Shqiptareve, i akuzuar per vrasjet dhe urdherimet e vrasjeve te njerezve me te mire te kombit, kerncuesi i presidentit Rugova, ai qe refuzoi qe presidenti te varroset me nderime presidenciale, njeriu qe ka shitur pasurine e Kosoves, ka tradhetuar shoket e tij, njeriu qe eshte fjatori kryesore i prishjes se mardhenjeve me miqet kryesore, njeriu qe ka premtuar liberalizimin e vizave qe 15 vite, binomi qe ka prishur secilin koalicion qeveritar, njeriu qe ka perdorur njesite speciale per te shtypur demostruesit dhe oponentet poltike, njeriu qe ka ndare diasporen dhe edhe sot mbledhe takse nga diaspora- sot po kerkon bashkim, bashkimin per te tradhetuar interesin e Kosoves. Njeriut qe pas 20 vite ju kujtuan masakrat, te humburit e te dhunuarat. Ne diten e pavaresise kerkon perkrahje per kompromisin e radhes dhe manipulon me emrin e Jashareve.

Nuk ka bashkim me ata qe perqane, po shkelin kushtetuten dhe tradhetuan interesin e vendit.

(Kosova Sot)