Historiani serb: Çështja shqiptare dhe ajo serbe nuk janë zgjidhur

  • 18 February 2019 - 10:49
Historiani serb: Çështja shqiptare dhe ajo serbe nuk janë zgjidhur

Historiani serb Momçilo Pavlloviq ka deklaruar se çështja shqiptare, e cila realisht ekziston në Ballkan, nuk është zgjidhur.

Ai ka shtuar se nuk është e zgjidhur as çështja serbe, në veçanti pas shpërbërjes së ish – Jugosllavisë.

Lidhur me Platformën e Kosovës për bisedime me Serbinë, e cila sipas tij nuk ofron shans për kompromis, ai në RTS ka thënë se asaj duhet përgjigjur me Platformën e Serbisë.

Platformën e Kosovës ai e ka quajtur lloj ultimatumi.

Pavlloviq mendon se viti 2019 do të duhej të ishte vit kompromisi i që do sillte pajtim të ndërsjellë pasi, tha ai, nuk bën që dikush t’i fitojë ë gjitha e dikush t’i humbë të gjitha.

“Pikat takuese të problemit shqiptar e serb në këtë hapësirë, janë se të dy palët e synojnë Bashkimin Evropian. E Evropa duhet ta ndihmojnë integrimin me atë standardet “nuk ka kufij, nuk ka dogana e bllokada”, tha Pavlloviq.

“Në terren është krijuar realiteti që e detyron udhëheqjen serbe ta pranojë këtë realitet”, ka thënë Pavlloviq.

Duke folur nëse kufizimi është realitet, ai ka thënë se në një moment ndoshta po, por vetëm kufizim i tërësishëm, revidim i tërësishëm të kufijve në gjithë hapësirën.

“Në të gjitha analizat flitet se serbët e boshnjakët nuk mund të jetojnë bashkërisht, se serbë e shqiptarët nuk mund të jetojnë bashkërisht , ndërsa nxirret përfundimi se ata prapëseprapë duhet të jetojnë bashkë, prandaj le të kufizohen, por me kushte të njëjta e jo me gjendjen reale të krijuar”, ka thënë Pavlloviq.

(Kosova Sot)