Pesë të vdekur gjatë operacionit për gjetje të sulmuesve në Indi

  • 18 February 2019 - 11:19
Pesë të vdekur gjatë operacionit për gjetje të sulmuesve në Indi

Një zyrtar policor ka njoftuar se katër ushtarë indianë dhe një civil janë vrarë gjatë luftimeve në rajonin e kontestuar të Kashmirit gjatë operacionit për kërkim të anëtarëve të një grupi militantësh, i cili vrau 44 policë javën e kaluar në Indi.

Zëdhënësi i policisë për Kashmirin ka thënë se trupat indiane e kishin rrethuar fshatin Pinglan, ku një sulmues vetëvrasës hyri në grupin e policisë. Një zyrtar tjetër policor ka thënë se autoritetet kanë siguruar informacione që në atë fshat ndodhen të paktën tre anëtarë të grupit “Jaish-e-Mohammad”, të cilët e kanë bazën në Pakistan.

Katër ushtarët dhe pronari i një shtëpie në këtë fshat kanë humbur jetën nga luftimet që u zhvilluan në orët e hershme të mëngjesit të ditës së hënë. Autoritetet kanë caktuar orë policore me afat të pakufizuar dhe policia ka kërkuar nga banorët që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

Në anën tjetër, Pakistani i ka mohuar akuzat për lidhje me sulmin e kryer ndaj forcave të sigurisë javën e kaluar. Kashmiri është rajon i banuar me shumicë myslimane dhe kontrollohet nga India dhe Pakistani.

Forcat indiane i kanë arrestuar 23 persona të dyshuar për lidhje me grupin që e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e përgjakshëm, i cili ishte më i rëndi në dekadat e fundit, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot)