Ekzekutimi në Vlorë, arrestohet në spital i plagosuri, policia i gjeti…

  • 18 February 2019 - 11:35
Ekzekutimi në Vlorë, arrestohet në spital i plagosuri, policia i gjeti…

Policia ka arrestuar ditën e sotme shënjestrën e atentatit të ndodhur dje në Vlorë, Armando Sulejmanin. Gjatë arrestimit të tij bëhet me dije se të plagosurit i është gjetur edhe një armë zjarri pa leje. Arrestimi iu komunikua në spital ku po merr mjekim pas plagosjes.

Ditën e djeshme të shtëna të shumta tronditën qytetin e Vlorë. Nga ky atentat mbetën të vdekur dy persona Arjan Hasani dhe Orest Rexho, shoku dhe kunati i Sulejmanit, ndërsa u plagos Armando Sulejmani, i cili, sipas informacioneve, ishte edhe objektivi i atentatit.  Autorët e sulmit, për të cilët nuk dihet ende asgjë,  u larguan me makinë duke e braktisur atë më pas në fshatin Sherisht e duke i vënë flakën për humbjen e gjurmëve.

Armando Sulejmani  është një emër i njohur, pasi rezulton i skeduar nga policia. Në qytetin e Vlorës, njihet gjithashtu me nofkën “Çipuri”. Ai ka qenë anëtarët i bandës së njohur të  “Gaxhait”, ndërkohë që është dënuar me parë me burgim. Mësohet se Armando Sulejmani është dënuar me 20 vite burg për kryerjen e një vrasje, ndërkohë që ai ka fituar lirinë në vitin 2016.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e djeshme, policia ka arrestuar në flagrancë 43 vjeçarin A.S., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve.

Për arsye hetimi nuk japim detaje të tjera.

(Kosova Sot)