“Do ta paguash”, fjalët e atentatorëve para se të qëllonin “Çipurin” në Vlorë

  • 18 February 2019 - 11:57
“Do ta paguash”, fjalët e atentatorëve para se të qëllonin “Çipurin” në Vlorë

“Nuk i pashë personat që qëlluan. Vetëm kam dëgjuar dikë që tha “do ta pagush” dhe më pas jam përpjekur ti shpëtoj plumbave”. Kështu u shpreh Armando Sulejmani, objektiv i atentatit me 2 të vdekur në Vlorë, para uniformave blu. 42-vjeçari i njohur edhe me nofkën “Çipuri” nuk ka dhënë detaje për Policinë, duke theksuar se nuk i njeh personat që qëlluan dhe se ata ishin të maskuar.

Pavarsisht insistimit të Policisë Vlorë, Armando Sulejamni ka qëndruar i heshtur për sa i përket konflikteve që ka me disa banda kriminale në qytetin bregdetar.

Në qytetin e Vlorës kanë mbërritur hetues edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë për të zbardhur ngjarjen, por deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar, përveç 15 të shoqëruarve që më pas janë lënë të lirë.

Armando Sulejmanit ishte duke udhëtuar me kunatin e tij Aurest Hoxha dhe me shokun Arjan Hasani në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Makinës i është ngritur pritë dhe rreth 90 herë është qëlluar me kallashnikov nga 3 atentatorët.

Arjan Hasani dhe Aurest Hoxha kanë mbetur të vdekur në vend, ndërsa objektivi Armando Sulejmani ishte në sendiljen e pasme dhe arriti ti mbijetojë këtij atentati, duke u plagosur lethtë me vetëm 2 plumba.

Autorët duket se kishin dijeni për lëvizjet e Armando Sulejmanit. 42-vjeçari nuk lëvizte shpesh në Vlorë dhe dalja e tij nga banesa ka bërë që menjëherë të organizohet atentati.

Armando Sulejamni dyshohet se ka qënë pjesë e bandës së “Gaxhait” në Vlorë, ndërkohë që është hetuar edhe për vrasjen e Edison Harizajt në Durrës, por që nuk janë gjetur prova.

(Kosova Sot)