Festa e Pavarësisë – Haradinaj falënderon të gjithë

  • 18 February 2019 - 14:13
Festa e Pavarësisë – Haradinaj falënderon të gjithë

Kryeministri Ramush Haradinaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në organizimin si dhe shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Në shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë i falënderoj miqtë e Kosovës që iu bashkuan, si gjithmonë festës sonë. Mirënjohës të gjithë qytetarëve që festuan secili në mënyrën e vet, por me krenari e dinjitet, të rejave dhe të rinjve tanë, ushtarëve e policëve, që i dhanë energji dhe bukuri festës”.

“Poashtu, falemnderit gastronomëve të Prishtinës dhe të gjithë atyre që u kujdesen për organizimin dhe mbarëvajtjen e të gjitha ngjarjeve. Falemnderit Kosovë!”,ka shkruar ai.

(Kosova Sot)