Salihaj: Platforma e dialogut, dokumenti i zbrazët

  • 19 February 2019 - 11:58
Salihaj: Platforma e dialogut, dokumenti i zbrazët

I zhgënjyer është me mënyrën se si po i qaset pala kosovare vazhdimit të bisedimeve me Serbinë, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse edhe ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj. “Unë mbeta i habitur me platformën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ajo është tepër e zbrazët, pa përmbajtje dhe e mjegulluar.

Kam përshtypjen se qëllimisht i ka lënë të gjitha çështjet e padefinuara, për t'ia lënë mundësinë Thaçit dhe këtij Ekipit negociator që të kenë mundësi të bëjnë lëshime dhe të bëjnë kompromise në dëm të Kosovës.

Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi duhet të dalin me qëndrime të qarta lidhur me të gjitha çështjet e hapura me Serbinë. Kjo marrëveshje pretendon se i mbyll të gjitha çështjet e hapura midis dy shteteve, por edhe midis dy popujve.

Nëse është kështu, Kosova duhet t’i vërë në tavolinë të bisedimeve të gjithë krimet, spastrimin etnik, gjenocidin dhe dëmet që ua shkaktoi Serbia shqiptarëve historikisht. Po ashtu duhet të bisedohet statusi i sotëm i të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi, e jo vetëm i shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në platformën aktuale nuk ka asgjë për të gjitha këto”, tha Salihaj për “Kosova Sot”.

Lexo edhe këtë: Platforma e Thaçit shkel mbi dëmet miliardëshe

(Kosova Sot)