Kapiti: VETTING-u u jep fund të korruptuarve

  • 19 February 2019 - 12:03
Kapiti: VETTING-u u jep fund të korruptuarve

Sipas njohësit të kësaj fushe, Skënder Kapiti, pa VETTING gjithëpërfshirës në sistem qëkur po kërkohet vazhdimisht nuk mund të ketë rregullim as në gjyqësor, as në prokurori dhe madje as në avokati. Mirëpo, ai thotë se tash për tash kjo reformë e thellë nuk po i konvenon politikës, prandaj edhe nuk ka veprime konkrete as iniciative shpresëdhënëse në këtë drejtim.

“As qeverisja, as Parlamenti dhe as nga sistemi gjyqësor në Kosovë nuk pritet që prej tyre të ndërmerret ndonjë nismë propozimi për miratimin e një ligji të VETTING-ut. Kjo sepse  politika, pushteti, deputetët, qeveritarët dhe gjyqtarët e prokurorët janë armiqtë realë de-fakto dhe de-jure më të mëdhenj të VETTING-ut.

Tani me VETTING kuptohet se si mision ai ka realizimin dhe sundimin e ligjit, të shtetit ligjor, antikrimin dhe anti-korrupsionin, pastrimin, hetimin dhe dekriminalizimin e politikës, të pushtetit dhe të drejtësisë”, u shpreh ai.“Por, përderisa si politika, pushtetet dhe drejtësia janë të korruptuara dhe të kriminalizuara, nuk ka mundësi, as vullnet dhe as dëshirë nga ana e tyre që të marrin nisma kundër krimit dhe korrupsionit.

Por e kundërta pritet prej tyre, e që është ajo se pikërisht këta do të përpiqen gjithmonë me të gjithë takatin e tyre kriminalo-korruptiv për ta penguar dhe bllokuar çdo nismë për VETTING-un.

Këtë e kanë vërtetuar më së miri edhe vetë vështirësia dhe pengesat e mëdha që i nxorën politikanët, pushtetarët, gjyqtarët e prokurorët në Shqipëri VETTING-ut, ku vetëm falë ndërhyrjes së SHBA-së u bë i mundur VETTING-u”, vijoi më tej tha Kapiti për “Kosova Sot”. Sipas tij, politikanët dhe VIP-at e krimit e korrupsionit në Kosovë, edhe atje i ka kapur paniku, pasi një ligj VETTING-ut në Kosovë do të thoshte agoni e sigurt për ta.

Lexo edhe këtë: Të hetohet trekëndëshi kriminal prokurorë-avokatë-gjykatës

(Kosova Sot)