Bislimi: Të izoluar e të sulmuar

  • 19 February 2019 - 13:16
Bislimi: Të izoluar e të sulmuar

“Kosova mbetet ende vendi më i izoluar në Evropë, pa liberalizim të vizave. Lobimi i Serbisë dhe Rusisë për të penguar rrugën e Kosovës drejt institucioneve perëndimore është bërë më i ashpër se kurrë këtë vit dhe ka pasur jo pak pasoja për Prishtinën zyrtare. 

Në përvjetorin e kaluar, i cili shënoi dekadën e parë të pavarësisë, Kosova kishte 116 njohje nga shtetet e ndryshme, kurse sivjet, nuk dihet se cili është ky numër i njohjeve, ngaqë disa shtete kanë vendosur të tërheqin vendimin e tyre, duke pritur rezultatin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shteti më i ri evropian, edhe këtë përvjetor e shënon pa e siguruar karrigen që i takon në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Po ashtu, Kosova nuk e ka ende as mbështetjen unike të Bashkimit Evropian, pasi pesë shtete anëtare të BE-së nuk e njohin si shtet. 

Për shkak të “tentakulave” të Serbisë dhe Rusisë, Kosova vazhdon të përfaqësohet nëpër organizata dhe mekanizma ndërkombëtarë, herë si shtet sovran, e herë si vëzhgues, e herë me fusnotë në emrin e saj”, theksoi Liridona Bislimi për “Kosova Sot”. 

Lexo edhe këtë: Përvjetor i trazuar, qytetarët mes protestës dhe braktisjes

(Kosova Sot)