Salihu: Perspektiva ekonomike, zero

  • 19 February 2019 - 13:19
Salihu: Perspektiva ekonomike, zero

Deputeti i opozitës në Kuvendin e Kosovës Salih Salihu (LVV), për gazetën “ Kosova Sot”, thotë se vërtet është shumë e turpshme dhe për keqardhje se si gënjen Qeveria “Haradinaj” që po thotë se gjoja rritja ekonomike e Kosovës është më e larta në Evropë. “Sikur kjo do të ishte një e vërtetë, unë do të isha shumë i lumtur, por nuk qëndron fare një konstatim i tillë.

Andaj,  e them lirshëm se pohimet e kësaj Qeverie janë vetëm një rrenë e kulluar, edhe pse në fakt duhet të jemi shumë realistë, se rritjet për të cilat flet Qeveria janë vetëm flluskë mashtruese, bashkë me fryrjen artificiale të pagave. Është poshtëruese mohimi i rolit të bashkatdhetarëve tanë, ngase pa diasporën tonë ne nuk do të arrinim as të mbijetonim si shtet.

Kjo, ngase diaspora jonë dërgon e sjell në Kosovë 600 deri 700 milionë euro në vit, duke mbajtur kësisoj me infuzion ekonominë e brishtë të Kosovës dhe qytetarët e saj.

Me këtë Qeveri, që shpresojmë të mos ketë jetën e gjatë, nuk kemi asnjë perspektivë dhe për Kosovën e qytetarët e saj  nuk do të jetë e largët dita e falimentimit financiar dhe juridik, social e politik të shtetit të Kosovës, sepse edhe ashtu jemi thuajse në greminë”, potencoi ai. 

Lexo edhe këtë: Qeveria mashtroi me rritjen, jemi të fundit në rajon

(Kosova Sot)