Vuçiq: Kosova nuk ka ndërmend ta heq taksën, situata do të përkeqësohet

  • 19 February 2019 - 13:21
Vuçiq: Kosova nuk ka ndërmend ta heq taksën, situata do të përkeqësohet

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, thotë se shihet qartë që qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk do ta heqë vendimin për taksë ndaj produkteve serbe në një të ardhme të afërt, dhe sipas tij, nga një qëndrim i tillë i Prishtinës mund të pritet vetëm përkeqësim i situatës.

Megjithatë ai thotë se Serbia duhet që të luftojë për paqe, stabilitet dhe interesa kombëtare.

“Për ne është e rëndësishme të ruajmë paqen. Këto nuk janë momente të lehta për ne, por të do të përpiqemi”, ka thënë Vuçiq sot para gazetarëve gjatë një vizite në institutin e për mbrojtjen e  Shëndetit “ Dr. Vukan Cupci”, shkruan ‘novosti’.

Ai e ka përsëritur edhe një herë që pa e shfuqizuar vendimin për taksën ndaj produkteve serbe nuk do të ketë vazhdim të bisedimeve nëq Bruksel.

Kreu i shtetit serb është marrë edhe me nismën e Agim Bahitirit për bashkimin e qytetit dhe vendimet e shtetit për Trepçën, sipas tij deklaratat që bëhen rreth këtyre çështjeve nga udhëheqësit e institucioneve janë kërcënim për Serbinë.

Vuçiq ka folur edhe për protestat masive që po organizohen në Beograd kundër tij, ndërkohë e ka kritikuar takimin e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, me politikanin demokrat, Dragan Djilajs.

(Kosova Sot)