Zeqa: Nuk ka llogaridhënie për krimet gjenocidiale

  • 19 February 2019 - 14:19
Zeqa: Nuk ka llogaridhënie për krimet gjenocidiale

Zeqa thekson se kjo platformë për dialogun është konfuze dhe shumë e mangët, përmes së cilës po përpiqet t`i qitet hi syve qytetarëve, duke i mashtruar e gënjyer, siç është më së keqi, kinse kjo platformë e sjell zgjidhjen përfundimtare dhe të përhershme me Serbinë pa e dëmtuar integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.

“Ashtu sikurse Hashim Thaçi, Qeveria dhe ekipi negociator nuk e kanë guximin që të kërkojnë nga Serbia të paguajë dhe kompensojë dëmet e luftës. Për më keq se kaq, Hashim Thaçi dhe ekipi negociator që po shkojnë në Bruksel nuk i përfaqësojnë interesat e qytetarëve.

Sikur të ishte që përfaqësojnë qytetarët, para çfarëdo bisede me Serbinë, ata do duhej t'i kërkonin asaj që të paguajë të gjitha llojet e dëmeve të luftës si dhe kërkuar përgjegjësinë dhe llogaridhënien për krimet gjenocidiale ndaj popullatës civile në Kosovë”, u shpreh ai.

“Në anën tjetër, edhe sistemi i nënshtruar e i kapur dhe i instaluar i gjykatave në Kosovë i hodhi poshtë mbi 25000 padi të qytetarëve dhe bizneseve kundër shtetit të Serbisë për kompensimin e dëmeve të luftës si "të palejuara”. Kësisoj kjo klasë politike kosovare tërësisht e inkriminuar dhe e nënshtruar ndaj Serbisë fashiste e grabitqare po ia fal asaj të gjitha krimet dhe dëmet e luftës njëkohësisht”, tha Zeqa për “Kosova Sot”. 

Lexo edhe këtë: Platforma e Thaçit shkel mbi dëmet miliardëshe

(Kosova Sot)