Smaka: Mungojnë profesionistët

  • 19 February 2019 - 14:22
Smaka: Mungojnë profesionistët

“Në një anë është edhe një numër jo i vogël i pedagogëve të lëndëve juridike që në vend të ligjërimit kualitativ e të përgjegjshëm dhe të përkushtuar improvizojnë ligjërata në një numër të konsideruar të fakulteteve. Po ashtu, fakultetet e drejtësisë kryesisht kualifikojnë kuadro të paspecializuara, por të përgjithshme.

Ndër të tjera, ministritë e drejtësisë dhe të arsimit do të duhej të reformonin sistemin e studimeve juridike për të kualifikuar juristë specialistë të fushave penale, civile, administrative, ekonomike, si dhe të drejtimeve shkencore përkatëse.

Ky është një nga parakushtet e kthimit mbarë të  sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Po ashtu, intensiteti dhe gama e interferimit politik e pushtetar në punët e prokurorive dhe të gjykatave është e gjerë dhe e fuqishme.

Për arritjen e objektivave të tilla nevojiten funksionarë profesionalistë  eminentë, në vend të partizanëve partiakë e meritorë, vetëm për  grumbullimin e votave, madje edhe për grumbullime problematike të votave”, tha Riza Smaka për “Kosova Sot”.

Lexo edhe këtë: Të hetohet trekëndëshi kriminal prokurorë-avokatë-gjykatës

(Kosova Sot)