Qeveria miraton vendimin për rritje të pensioneve

  • 19 February 2019 - 14:37
Qeveria miraton vendimin për rritje të pensioneve

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pensioneve.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka treguar kategoritë e rritjes së pensioneve.

“Bazuar në programin dhe prioritetet e Qeverisë dhe buxhetin propozohet që të bëhet rritja e pensioneve, pensionet bazike 20%, kontributdhënëse 15%, pensionet e parakohshme të Trepçës 20%”, tha Hamza.

Për këtë vendim, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se është i qëlluar. Sipas tij, rritja e pensioneve duhet të përfshihet në dy skema.

“Ky vendim është i drejtë dhe i qëlluar që prek mirëqenien e pensionistëve. Bazuar në ligjin, pensionet familjare dhe invalidore, janë të lidhura me pensionin bazik. Kërkoj që rritja të përfshihet edhe në këto dy skema. Bëhet fjalë për pensione familjare dhe jo skemë sociale”, tha Reçica.

(Kosova Sot)