Mbi 10 ditë i zhdukur, gjendet i vrarë në makinë 32 vjeçari, dyshohet për...

  • 19 February 2019 - 14:42
Mbi 10 ditë i zhdukur, gjendet i vrarë në makinë 32 vjeçari, dyshohet për...

Gjendet i vrare ne makine 32-vjeçari Sokol Rama, banues në fshatin Mamaj të Tepelenës.

Gazetarja e “Panorama” ben me dije se ai eshte gjetur i pajete ne makinen e tij ne fshatin Mbrezhtan. Dyshohet se eshte ekzekutuar, por ende pritet qe policia te dale me nje deklarate zyrtare.

Dite me pare, teksa raportoi per zhdukjen e Rames dhe shokut te tik, Roland Milo, “Panorama” shkruajti se fillimisht u deklaru i zhdukur nga të afërmit e tij Rama. Babai i dy fëmijëve të mitur është një emër i njohur për Policinë lokale.

Ai ishte person me precedentë penalë, i akuzuar për vjedhje, ndërsa dyshimet janë se zhdukja e tij dhe shokut të tij nga Përmeti, i deklaruar i zhdukur dy ditë pas denoncimit të familjarëve të Ramës, ka lidhje me transportin e lëndëve narkotike, pasi Rama është identifikuar nga Policia lokale si transportues droge.

Pasi kerkuan prej nje jave nga dita e alarmit te familjareve, policia vuri ne dispozicion  dhe një helikopter per krehjen e zones nga ajri.

Nderkohe qe nga përgjimi i telefonave të Sokol Ramës, Policia arriti të bënte më herët identifikimin e sinjalit telefonik të njërit prej telefonave të përdorim të tij në Frashër të Përmetit. Është pikërisht kjo zona ku dyshohet se ndodhen dy personat, tashmë të shpallur në kërkim, pas denoncimit të familjarëve. Të dy shtetasit, miq me njëri–tjetrin dhe bashkëpunëtorë, janë në listën e personave me precedentë kriminalë.

Sokol Rama është dënuar më parë për vjedhje, ndërsa Milo, rreth 40 vjeç, punonte aktualisht si shofer i administratorit të Njësisë Administrative Frashër, por njihet nga Policia si person që merrej me trafikimin e lëndës narkotike, edhe pse ende i paskeduar si i tillë. Qe ne fillim burimet thane se ka dyshime se zhdukja e tyre mund të ketë ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.

(Kosova Sot)