Bisedime mes BE'së dhe vendeve arabe për paqe në Lindjen e Mesme

  • 19 February 2019 - 21:13
Bisedime mes BE'së dhe vendeve arabe për paqe në Lindjen e Mesme

Ministra europianë dhe arabë zhvilluan sot bisedime gjatë një samiti informal në Irlandë ky synohej përparimi i procesit të paqes në Lindjen e Memsme, njoftoi ministri iralndez i Punëve të Jashtme.

Shefi i diplomacisë irlandeze, Simon Coveney, u takua në Dublin me homologët e tij francez, suedez, spanjoll, bullgar, qipriot, egjiptian, jordanez dhe palestinez, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Aboul Gheit.

“Nuk bëhet fjalë për të filluar negociata por për të shqyrtuar mjetet për të mbështetur dhe për të aplikuar angazhime mbi këtë çështje”, theksoi ministri irlandez.

Ky samit ishte organizaur disa ditë pas prezantimit me dyer të mbyllura nga Jared Kushner, këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump, të propozimit të SHBA-së për paqen në Lindjen e Mesme.

 

(Kosova Sot)