200 familje mbahen peng nga ISIS në bastionin e fundit të kontrolluar prej tyre

  • 19 February 2019 - 22:33
200 familje mbahen peng nga ISIS në bastionin e fundit të kontrolluar prej tyre

OKB ka shprehur shqetësimin për fatin e rreth 200 familjeve që thuhet se janë bllokuar në bastionin e fundit të Shtetit Islamik në Siri.

Shefja e të drejtave të njeriut Michelle Bachelet tha se ata me shumë mundësi u penguan të largohen nga militantët e ISIS.

Ata gjithashtu po u nënshtrohen bombardimeve intensive nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA dhe forcat aleate siriane, shtoi ajo.

Të martën në mbrëmje, dhjetëra kamionë thuhet se arritën në periferi të enklavës së ISIS për të evakuuar civilët.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe një grup monitorimi në Mbretërinë e Bashkuar, përmendi burimet e tij duke thënë se gratë dhe fëmijët e militantëve do të dërgoheshin në një vend të fshehtë si pjesë e një marrëveshjeje me koalicionin.

Më herët, ajo raportoi se një kërkesë nga militantët për t'u dhënë një kalim të sigurtë në krahinën siriane të Idlibit ose Irakut fqinj, u kundërshtua nga aleanca e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA.

 

(Kosova Sot)