AAK'ja sqaron pse kërkoi shkarkimin e Salihajt

  • 19 February 2019 - 23:27
AAK'ja sqaron pse kërkoi shkarkimin e Salihajt

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me anë të një komunikate për medie ka sqaruar shkarkimin e Januz Salihaj nga a pozita e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës.

“Pas shumë ankesave të qytetarëve në adresë të z. Jonuz Salihut për mospërgjigje, për mospërfillje, për anashkalime dhe injorim, gjithashtu në bazë të analizës së ekspertëve tanë të arsimit, niveli i tij i performancës profesionale nuk ka qenë i kënaqshëm”, thuhet në reagimin e degës së AAK-së në Prishtinë.

Sipas AAK-së, “Këshilli Drejtues i Degës së AAK-së në Prishtinë me votim unanim ka kërkuar nga Shpend Ahmeti largimin nga detyra e Drejtorit te Arsimit, z.Januz Salihaj”.

 

 

(Kosova Sot)