36 vjeçari sulmon me thikë kalimtaret në Marsejë, vritet nga policia

  • 19 February 2019 - 23:49
36 vjeçari sulmon me thikë kalimtaret në Marsejë, vritet nga policia

Të paktën dy kalimtarë janë plagosur në një prej rrugëve kryesore në Marsejës, pasi një 36 vjeçar i ka sulmuar me thikë. Agresori ka kërcënuar me armë edhe policinë e nga shkëmbimi i zjarrit janë plagosur dy kalimtarë të tjerë dhe është vrarë vetë agresori.

Në një konferencë për shtyp prokurori i Marsejës Xavier Tarabeux theksoi se gjithsesi personi nuk kishte shqiptuar fjalët ‘Allahu Ekber’.

Ngjarja ndodhi në afërsi të komisariatit qendror të Marsejës e policia është vënë menjëherë në veprim.

Thirrjeve për t’u dorëzuar, ai u përgjigj duke nxjerrë një pistoletë e kërcënuar policët të cilët iu përgjigjën me zjarr duke e neutralizuar.

Dy kalimtarë u plagosën nga sulmi me thikë i agresorit e dy të tjerë u plagosën nga plumbat rikoshetë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, sipas burimeve policore.

Arsyet që e shtynë 36 vjeçarin drejt një akti të tillë janë të panjohura.

Ai ishte me precedent penal për vrasje e kishte dalë nga burgu në tetor 2018.

Sidoqoftë policia franceze po heton edhe pistën e terrorizmit.

 

(Kosova Sot)