Edi Rama dhe Sali Berisha njësoj si Enver Hoxha?! Çfarë mendon Bernd Fischer

  • 20 February 2019 - 19:17
Edi Rama dhe Sali Berisha njësoj si Enver Hoxha?! Çfarë mendon Bernd Fischer

Më shumë se një shekull nga krijimi i shtetit shqiptar, sërish politika shqiptare vazhdon të mbështetet tek koncepti i liderit të fortë.

Vëzhgimi vjen nga historiani i njohur Bernd Fisher.

Në një intervistë dhënë RTSH, zoti Fisher shpreson se Shqipëria do të përfitoje më shumë nga demokratizimi i partive politike, në të kundërt do ta ketë të vështirë të plotësojë ndërtimin e demokracisë së vërtetë.

“Unë mendoj se ende në Shqipëri ka zgjatime të konceptit për liderin e fortë, i cili sic ju thatë është një lloj tradite që nga koha e mbretit Zog apo ne kohen e diktaturës, por unë shpresoj që njerëzit sot të orientohen nga e ardhmja. Sic e thashë edhe ne fjalën time Shqipëria do te përfitojë më shumë nga demokratizimi i strukturave organizative të partive politike dhe pa demokratizimin e brendshëm të partive kryesore politike, Shqipëria do ta ketë të vështirë të plotësoje ndërtimin e demokracisë së vërtetë.

Unë nuk dua të krahasoj njerëz si Sali Berisha dhe Edi Rama me Enver Hoxhën, mendoj se do te ishte e padrejtë, por imazhi i njeriut të fortë është ende në dukje dhe Shqipëria do të përfitonte nga zbehja e liderit të fortë” tha zoti Fisher.

Por a ka një prirje vetëshkatërruese për vendin sjellja e elitës politike në vitet e tranzicionit? Si e vlerësoni luftën për pushtet dhe dominim?

Historiani Fisher përgjigjet. “Politika ne Shqipëri është shumë e polarizuar. E tillë është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku unë banoj, por polarizimi i tepruar sjell disa vështirësi serioze. Polarizimi e bën të vështirë kompromisin dhe sjell vështirësi në gjetjen e rrugës që të çon në stabilitet, për të cilin partitë së bashku duhet të punojnë. Polarizimi politik është negativ, aq sa së bashku si Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe Bashkimi Evropian po përpiqen ta theksojnë si një problem. Unë mendoj se Shqipëria mund të përparojë në mënyrë domethënëse vetëm nga bashkëpunimi I partive politike” tha ai.

Bernd Fisher është historiani i cili ka shkruar historinë e Shqipërisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore, një prej periudhave më të debatueshme në historiografinë shqiptare.

 

(Kosova Sot)