Gjendjes së vështirë po i kontribuon edhe gjyqësori

  • 21 February 2019 - 09:48
Gjendjes së vështirë po i kontribuon edhe gjyqësori


Qytetarët vlerësojnë se nuk ka drejtësi dhe ka një shkallë të ulët të vetëdijes shtetërore


Fatime Kalimashi mendon se Kosova sa ka avancuar aq edhe ka pësuar. “Ajo që e bën Kosovën të pasur është zhvillimi ekonomik, ndërsa të varfër largimi i të rinjve dhe korrupsioni. Medet çfarë po përjetojmë, tmerr”, thekson ajo.

 

Marigona Kelmendi shprehet se kemi një politikë stabile dhe me rezultate. “Interesat politike kanë përfunduar gjithmonë në debate dhe ofendime. Është hera parë që po e mbrojmë shtetin tonë”.

 

Shqiperim Himaduna thekson se gjyqësori e vështirëson gjendjen pasi që merret me raste të kota e nuk merret me raste të cilat duhet të merret . “Dhe vetëdijesimi për shtetësi i popullatës është ndërsa i personave kompetent nuk ekziston aspak”.

 

Ermira M. Kraja thotë se se gjendja aktuale  është edhe si presion ndërkombëtar mbi  Kosovën, kurse gjyqësori  deri më tani nuk ka notë  pozitive.” Por, ajo që i duhet këtij  populli është vetëdijesimi që për fat shumë të keq  ende nuk është në  nivelin e duhur”.

(Kosova Sot)