Daçiq – Amerikës: Nuk keni qëndrim të drejtë rreth Kosovës

  • 21 February 2019 - 10:23
Daçiq – Amerikës: Nuk keni qëndrim të drejtë rreth Kosovës

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i është përgjigjur ambasadorit amerikan në Serbi, Kyle Scott, i cili beson se në lidhje me situatën në Venezuelë, Serbia është në anën e gabuar të historisë.

“Sikur ata (Shtetet e Bashkuara) me mbështetjen e Kosovës janë në anën e drejtë”. Ne ishim në anën e tyre në të dyja luftërat botërore, dhe ata i harrojnë ata kundër të cilëve luftuan në të dyja luftërat”, ka thënë Daçiq për “Novosti”.

I dërguari i Washingtonit në Serbi, të mërkurën kishte shkruar në llogarinë e tij në Twitter se Serbia sa i përket krizës politike në Venezuelë është “në anën e gabuar të historisë.”

“Populli venezuelas po vdes nga uria nën sundimin e paligjshëm të regjimit diktatorial”, tha Scott. “Më shumë se 50 vende në Amerikën Latine, Amerikën e Veriut dhe në Evropën Perëndimore kanë qëndruar pranë popullit të Venezuelës dhe presidentit të përkohshëm (Huan) Gvaida.

Daçiq ka thënë më parë se Serbia respekton zgjedhjen e çdo populli në Venezuelë dhe se Serbia nuk është ajo që duhet të përcaktojë se kush është president.

(Kosova Sot)