Mijëra shqiptarë kërkojnë largimin e kryeministrit, ja se çfarë po bën Rama (Video)

  • 21 February 2019 - 11:20
Mijëra shqiptarë kërkojnë largimin e kryeministrit, ja se çfarë po bën Rama (Video)

Ndërkohë që në sheshin përballë Parlamentit shqiptar mijëra protestues kërkojnë largimin e Edi Ramës, kryeministri është parë të lëvizë nga zyra e tij drejt asaj të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Rama ka shkuar në një takim kokë më kokë me Gramoz Ruçin, në zyrën e këtij të fundit në kryesinë e Kuvendit, disa qindra metra larg vendit ku zhvillohet protesta e kësaj të enjte.

Ende nuk ka detaje në lidhje me takimin që ka zhvilluar Rama e Ruçi, ndërkohë që në protestën e opozitës, deputetët janë shprehur se sot kanë ardhur në tubim si qytetarë të thjeshtë.

(Kosova Sot)