‘Shpërthen’ skandali, si u vodhën armët në magazinën e Ministrisë së Brendshme

  • 22 February 2019 - 15:54
‘Shpërthen’ skandali, si u vodhën armët në magazinën e Ministrisë së Brendshme

Jo vetëm në Pashaliman, por edhe në magazinën e Ministrisë së Brendshme janë vjedhur armë. Në muajin dhjetor në magazinën e Qëndrës së Furnizimit të Matrialeve Teknike në Mullet kanë hyrë persona të jashtëm dhe kanë marrë dy pistoleta Glok si dhe një sasi fishekësh. Ngjarja është mbajtur e fshehtë me urdhër të Policisë së Shtetit, por sot kjo çështje në hetim nga Prokuroria e Tiranës.

Burime të Mapo nga Ministria e Brendshme thanë se sasia e fishekëve të grabitur në ish repartin 100, ende nuk dihet. Mungesa e armëve është vënë re në muajin dhjetor të vitit të kaluar gjatë rikostruksionit të objektit dhe grabitja mund të jetë kryer edhe më herët. Dy nga valixhet ku ndodheshin armët u janë dukur të lehta personave që po merreshin me spostimin e materialeve, dhe pasi i kanë hapur kanë konstatuar se ishin të boshatisura.

Të dyshuar janë të gjithë personat që kanë patur akses në magazinë si dhe ata që kanë patur për detyrë ruajtjen e saj. Gjithashtu valixhet ku mbaheshin armët janë dërguar për ekspertim ne policinë shkencore për të gjetur gjurmët e gishtave te personave që i kanë prekur pë here te fundit.

Në hetim janë disa oficerë policie dhe punonjës, ku SHÇBA i ka marrë në pyetje por të gjithë janë shprehur se nuk kanë dijeni.

(Kosova Sot)